E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rusët u nisën për në Stamboll, Zelensky: Do të dërgojmë një delegacion për bisedime

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  tha se Ukraina do të marrë pjesë në takimin në Stamboll nesër, të hënën, i cili u propozua nga Rusia.

Të dielën pasdite, u bë e ditur se delegacioni rus ishte nisur për në Stamboll.

“Unë i bëra të qarta qëndrimet para takimit në Stamboll të hënën”, shkroi Zelensky në Telegram pas një takimi me zyrtarët e qeverisë së tij.

Presidenti ukrainas shtoi se delegacioni ukrainas do të kryesohet përsëri nga Ministri i Mbrojtjes Rustam Umerov, ashtu si në raundin e parë të negociatave në maj.

Prioritetet e Ukrainës janë të sigurojë një “armëpushim të plotë dhe pa kushte”, si dhe “kthimin e të burgosurve” dhe fëmijëve nga Ukraina./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›