E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rusia nuk ka respektuar armëpushimin”, Kallas njofton sanksione të reja ndaj Moskës

Armëpushimi i shpallur nga Moska ishte një veprim “hipokrit” që synonte të lejonte një paradë ushtarake në Rusi, ndërsa forcat ruse vazhduan të sulmonin objektiva civile në Ukrainë.

Përfaqësuesja e Lartë Evropiane për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaya Kallas, bëri njoftimin përpara një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel.

Ajo vuri në dukje se Ukraina i është përmbajtur regjimit të armëpushimit, ndërsa Rusia jo.

Kur u pyet për mundësinë e emërimit të ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder si përfaqësues i BE-së në negociatat me Rusinë, Kallas e hodhi poshtë një ide të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›