E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia sulm masiv në Ukrainë, lëshohen 273 dronë, humb jetën një grua

Në një tjetër natë e zymtë për Ukrainën! Dronët rusë goditën pa mëshirë zemrën e vendit. Ky sulm ka qënë më i madhi deri më tani që nga fillimi i pushtimit të plotë në vitin 2022. Sipas forcave ajrore të Ukrainës 273 drone pa pilot u lëshuan nga Rusia. Një grua 28 vjecare humbi jetën, ndërsa një fëmijë 4 vjecar u plagos.

Rrënojat flasin për dhimbje, ndërsa sirenat lajmërojnë se paqja është ende larg.

Një ditë më parë, Ukraina u godit nga një tjeter sulm kur një dron rus goditi një minibus që transportonte civilë në rajonin e Sumit pranë kufirit rus, duke vrarë nëntë persona dhe plagosur disa të tjerë.

Goditjet ndodhën pas bisedimeve direkte për paqe mes Kievit dhe Moskës në Stamboll , të parat në gati tre vjet — të cilat nuk prodhuan asnjë përparim, me Ukrainën që akuzoi Rusinë për kërkesa “të papranueshme”.

Rusia ka refuzuar thirrjet për një armëpushim 30-ditor. Ndërkohe presidenti i shba-ve Donald Trump ka paralajmëruar një bisede telefonike me Putinin të hënën per ndaljen e gjakderdhjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›