E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rusia sulme ajrore mbi Ukrainë, goditjet me raketa dhe dronë shkaktuan të paktën 5 viktima e shumë të plagosur

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore ruse në të gjithë Ukrainën, pas një bombardimi masiv gjatë natës.

Një grua 61-vjeçare u vra kur një dron goditi një tren elektrik në Karkiv, ndërsa vdekje të tjera u raportuan në qytetet Zaporizhia, Kherson dhe Poltava.

Zyrtarët thanë se sulmet ishin ndër më të këqijat në dhjetë ditët e fundit dhe erdhën disa orë pasi presidenti Zelensky i kishte paralajmëruar këto goditje.

Sulmet ruse që synonin infrastrukturën energjetike gjithashtu shkëputën lidhjen kyçe të energjisë së Moldavisë me Evropën.

Në total njësitë e mbrojtjes ajrore interceptuan 25 raketa dhe 365 dronë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›