Rusia sulmon Ukrainën, ministrat e jashtëm evropianë mblidhen për paketën e sanksioneve ndaj Moskës

Tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore ruse ndaj krahinave ukrainase të Zaporizhjjas dhe Odesës të cilat u ndërmorën pak orë para mbledhjes në Bruksel të ministrave të jashtëm të bashkimit Evropian, që ndër të tjera qëllim kanë arritjen e një dakordësisë për paketën e 20-të të sanksioneve kundër Moskës e cila kundërshtohet nga Hungaria.
Për paketë në fjalë, shefja e politikës së ajshtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas pranoi para nisjes së takimit se nuk priste të shënohej ndonjë përparim . “Do bëjmë cështë e mundur të kalojmë paketën e sanksioneve.., Por kemi dëgjuar disa deklarata shumë të forta nga Hungaria dhe për fat të keq shoh se këto deklarata nuk do të ndryshojnë sot”, theksoi Kallas.
Hungaria kundërshton masat e propozuara si dhe lëvrimin e një huaje prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, si pjesë e një mosmarrëveshjeje që po përshkallëzon me atë vend për tranzitin e naftës që përdor gazsjellësin Druzhba.
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto, u shpreh një ditë më parë se derisa Ukraina të riniste tranzitin e naftës drejt Hungarisë dhe Sllovakisë përmes gazsjellësit në fjalë, vendi I tij nuk do të lejonte marrjen e vendimeve të rëndësishme për Ukrainën.
/rtsh.al/