E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia sulmon me 479 dronë Ukrainën, Kievi godet dy avionë

Rusia kreu një sulm të rëndë me 479 dronë në Ukrainë gjatë natës, njoftoi Forca Ajrore e Kievit.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 460 dronë dhe 19 nga 20 raketat e lëshuara nga Rusia, vuri në dukje Forca Ajrore.

Ndërkohë, ushtria ukrainase tha se kishte goditur dy avionë në bazën ajrore ushtarake Savaşlevka të Rusisë gjatë natës.

“Sipas informacioneve paraprake, u goditën dy avionë armik (ndoshta një MiG-31 dhe një Su-30/34)”, tha ushtria ukrainase në një postim në Telegram.

Sulmet e reja vijnë ndërsa Kievi dhe Moska pritet të shkëmbejnë të burgosur dhe trupa të ushtarëve të vrarë në fushën e betejës.

Shkëmbimi fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej gjatë fundjavës, por përfundimisht do të zhvillohet “këtë javë”, sipas kreut të shërbimit të inteligjencës ushtarake, Kirill Budanov./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›