Rusmali i bën “gjyq” Kushtetueses: Kujdes me precedentët, që hapni. Vendimi juaj, s’ka lidhje me hallin e Veliajt

Në mbrojtje të dekretit të Presidentit të Republikës, për zgjedhjet e pjesshme vendore, këshilltari ligjor i tij Ilir Rusmali u shpreh se zgjedhjet u dekretuan pasi doli akti për shkarkimin e kryebashkiakut.
“Zgjedhjet caktohen për shkak se ka një akt shkarkimi. Nëse pezullohet akti i shkarkimit, pezullohet edhe veprimi i presidentit.
Institucionet udhëhiqen në leximin e Kushtetutës nga e shkuara. Ju jeni të lirë të ndryshoni qëndrimin. Mund të thoni të kundërtat sot me ato të para dy viteve, por kanë vlerë për sot e mbrapa. Është e rëndësishme që të gjithë të kuptojmë që siguria juridike dhe shteti ligjor kanë në themel kushtetutën dhe jurisprudencën tuaj.
Ndihmoni institucionet që të zbatojnë kushtetutën. Mos u nisni nga një hall konkret, nisuni nga halli i madh i këtij vendi për të forcuar themelet e tij. Pjesa tjetër është debat konkret, është debat hallesh njerëzore. Ne kemi këtë merak” – u shpreh Rusmali./abcnews.al