E Diel, 1 Nëntor 2026

Rutte: NATO e angazhuar për stabilitetin në Ballkan, të fokusuar në Kosovë dhe Bosnje

Mark Rutte, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në një konferencë për media të mbajtur në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë ka ritheksuar përkushtimin e Aleancës ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur konkretisht Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

Rutte theksoi se angazhimi i NATO-s në Ballkan vazhdon, duke veçuar rolin e trupave paqeruajtëse në Kosovë dhe Bosnje.

“NATO vazhdon të jetë e fokusuar në rajon përmes pranisë së KFOR-it në Kosovë dhe EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë”, tha Rutte.

Ai bëri të ditur se ka vizituar personalisht rajonin dhe është takuar me liderët lokalë, si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje, për të thelluar bashkëpunimin.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›