SHBA – ”Chelsea” fiton Kupën e Botës për Klubet, Trump i pranishëm në stadium

NJU XHERSEI, 13 korrik /ATSH/ – Skuadra angleze e ”Chelsea”-it fitoi sot Kupën e Botës për Klubet pasi mundi në finale francezët e ”Paris Saint Germain” (PSG) me rezultatin 3-0, sipas pamjeve televizive.
Nën drejtimin e iranianit Alireza Faghani, në ndeshjen e luajtur në stadiumin ”MetLife” të Nju Xherseit, i pari që hapi serinë e golave ishte Palmer (22’), pas një kundërsulmi të shpejtë duke mposhtur Donarumën me një gjuajtje në krahun e djathtë të portës.
Në minutën e 30-të ishte sërish Palmer, i cili bën gjithçka dhe shënon një gol të ngjashëm me të parin.
Më pas, në minutë e 43-të Palmer pason pas një kundërsulmi te Zhoao Pedro, i cili nuk gaboi para Donarumës.
Në minutën e 86-të Joao Neves i PSG, largua me karton të kuq për lojë të rrezikshme.
Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës për Klube, edhe presidenti amerikan, Donald Trump ishte i pranishëm në stadium, i shoqëruar nga Zonja e Parë Melania Trump dhe në krah të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada./ a.jor.