SHBA - Deb Haaland, gruaja e parë indigjene në histori që zgjidhet guvernatore - ATSH -
UASHINGTON, 4 nëntor /ATSH-DPA/ – Demokratja Deb Haaland është zgjedhur guvernatore e shtetit të Nju Meksikos, duke u bërë gruaja e parë indigjene që mban këtë post në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas projeksioneve të mediave amerikane.
Haaland ka fituar përballë kandidatit republikan Gregg Hull, në këtë shtet në jugperëndim të SHBA-së, raportojnë rrjetet televizive NBC News dhe ABC News.
Fitorja e saj ishte parashikuar edhe nga sondazhet e opinionit publik.
E lindur në vitin 1960, Haaland ka shërbyer më parë si sekretare e Brendshme e SHBA-së gjatë administratës së presidentit Joe Biden, në periudhën 2021–2025.
Edhe në këtë detyrë, ajo shënoi një moment historik, duke u bërë gruaja e parë indigjene që merrte një post në kabinetin qeveritar amerikan.
Shteti i Nju Meksikos, i vendosur në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, ka një popullsi prej rreth dy milionë banorësh./ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
