SHBA – Hegseth: Ditët e ardhshme në luftën me Iranin do të jenë vendimtare

UASHINGTON, 31 mars /ATSH-DPA/- Ditët e ardhshme në luftën e Iranit do të jenë vendimtare, tha sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth gjatë një konference për shtyp në Uashington.
“Vetëm brenda një muaji ne do të përcaktojmë kushtet; ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. Irani e di këtë dhe nuk ka pothuajse asgjë që mund të bëjë ushtarakisht për këtë”, tha Hegseth.
Hegseth theksoi se do të preferonte ta përfundonte luftën me një marrëveshje paqeje.
“Nuk duam të veprojmë më shumë ushtarakisht sesa duhet”, shtoi ai.
“Udhëheqja e re iraniane duhet të veprojë më me mençuri se ajo e vjetra dhe të bjerë dakord për një marrëveshje”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes.
“Presidenti Donald Trump do të bëjë një marrëveshje që ai është i gatshëm dhe kushtet e marrëveshjes janë të njohura për ta. Nëse Irani nuk është i gatshëm, atëherë Departamenti i Luftës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë edhe me më shumë intensitet”, theksoi Hegseth. //a.i/