SHBA – Një gjykatës bllokon direktivën e Trump kundër azilit për emigrantët

NJU JORK, 2 korrik /ATSH-ANSA/ – Një gjykatës federal amerikan ka bllokuar direktivën e presidentit amerikan, Donald Trump që i pengon migrantët që kalojnë kufirin SHBA-Meksikë të kërkojnë azil, duke i dhënë një goditje të rëndë presidentit.
Gjyqtari Randolph Moss tha se manjati “ka abuzuar me autoritetin e tij duke anashkaluar ligjin e imigracionit”.
“Presidenti nuk mund të miratojë një sistem alternativ imigracioni që zëvendëson ligjet e miratuara nga Kongresi”, shkroi Moss.
Dje, një gjykatës federal në Nju Jork i dha një tjetër goditje administratës duke bllokuar revokimin e statusit të mbrojtjes së përkohshme për mbi 500 000 haitianë që janë tashmë në Shtetet e Bashkuara.
Gjykatësi vendosi që shtyrja e skadimit të mbrojtjes me të paktën pesë muaj për haitianët, disa prej të cilëve kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara për më shumë se një dekadë, është e paligjshme./ a.jor.