E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Protesta të reja në Los Angeles, Trump dërgon përforcime policore

LOS ANXHELES, 8 qershor /ATSH-ANSA/ – Protesta të reja kanë shpërthyer në Los Angeles kundër bastisjeve nga autoritetet e imigracionit.

Sipas raportimeve të mediave lokale, protestuesit u përleshën me policinë jashtë një dyqani të madh mobiljesh, Home Depot, ndërkohë, dhjetëra njerëz u arrestuan për demonstratat e djeshme në qendër të qytetit.

Kreu kufitar i Donald Trump, Tom Homan, ka mbërritur në Los Angeles për të monitoruar nga afër bastisjet kundër emigrantëve.

”Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newscum, dhe kryetarja e bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, nuk mund të bëjnë punën e tyre, gjë që të gjithë e dinë, atëherë qeveria federale do të ndërhyjë dhe do të rregullojë trazirat dhe plaçkitësit në mënyrën e duhur!!!”, shkroi Donald Trump në Truth.

Presidenti gjithashtu urdhëroi vendosjen e 2 000 oficerëve të Gardës Kombëtare “për të adresuar paligjshmërinë që është lejuar të përhapet me shpejtësi”. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›