E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Rubio bisedon me ministrin e Jashtëm kinez para takimit Trump-Xi

PEKIN, 17 shtator /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij kinez, Wang Yi, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve “Hsinhua”.

Biseda u zhvillua para takimit të shumëpritur mes presidentëve të SHBA-së dhe Kinës.

Sipas zyrtarëve amerikanë, presidenti kinez Xi Jinping pritet të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në Uashington më 24 shtator.

Megjithatë, Pekini ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht vizitën.

Wang Yi i tha Rubios se diplomacia mes dy presidentëve është një faktor stabiliteti në marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Ministri kinez tha gjithashtu se të dyja palët duhet të përgatiten mirë për kontaktet e ardhshme në nivel të lartë, të forcojnë komunikimin, të avancojnë bashkëpunimin dhe të menaxhojnë mosmarrëveshjet.

Sipas “Hsinhua”, Rubio dhe Wang diskutuan edhe situatën në Lindjen e Mesme.

Sipas raportimit, emrat e Trump dhe Xi nuk u përmendën drejtpërdrejt.

Pekini shpesh i njofton vizitat jashtë vendit të presidentit kinez, vetëm disa ditë para se ato të zhvillohen. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›