E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Duam ta ndajmë çështjen e Libanit nga negociatat me Iranin

UASHINGTON, 4 maj /ATSH-ANS/ – Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron ta ndajë çështjen e Libanit nga negociatat e vazhdueshme me Iranin.

“Po përpiqemi t’i mbajmë të dyja çështjet të ndara. Dua të them, është një situatë shumë e ndryshme. Në fakt, folëm me Hezbollahun për herë të parë. E dimë që ka pasur kontakte”, thekson ai. .

”Ata ranë dakord: nuk do të qëllojnë. Dhe as Izraeli nuk do të qëllojë”, u përgjigj manjati kur u pyet nëse mund të arrihej një marrëveshje me Iranin pa ndërprerjen e armiqësive në Liban nga Izraeli.

“Do të doja t’i mbaja të dyja të ndara. Do të doja t’i ndaja çështjet, sepse ato janë vërtet të ndryshme”, shtoi ai.  /os//

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›