SHBA – Trump: Irani të arrijë një marrëveshje para se të jetë tepër vonë

UASHINGTON, 2 prill /ATSH- ANSA/ – Është koha që Irani të bëjë një marrëveshje para se të jetë tepër vonë dhe të mos ketë mbetur asgjë nga ajo që mund të bëhet një vend i madh”, tha Donald Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth.
“Ura më e madhe e Iranit u shemb, nuk do të përdoret më kurrë”, shtoi ai duke ngritur tonet për një marrëveshje.
Edhe Irani nga ana e tij ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për sulme të tjera, që sipas tij do të jenë edhe më të ashpra, raportoi sot agjencia iraniane e lajmeve ISNA.
Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë në rajon dhe përshkallëzimi të konfliktit.
Një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura iraniane u shpreh se kundërshtarët nuk e njohin plotësisht kapacitetin ushtarak të Iranit.
Sipas tij, fuqia dhe pajisjet e vendit janë shumë më të mëdha sesa perceptohet nga SHBA dhe Izraeli. /os/