E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Konflikti me Iranin mund të zgjasë katër javë

UASHINGTON, 2 mars /ATSH-DPA/ – Sipas presidentit amerikan Donald Trump, konflikti i armatosur aktual me Iranin mund të zgjasë katër javë.

“Që në fillim është supozuar se do të duhen rreth katër javë”, tha Trump në një intervistë telefonike për gazetën britanike “Daily Mail”. “Është një vend i madh, do të duhen katër javë, ose më pak”,  theksoi presidenti amerikan.

Tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë në operacionin ushtarak të SHBA-së kundër Iranit. Kundërsulmet iraniane kanë goditur baza ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit dhe objektiva të tjerë.

Presidenti Trump i vlerësoi ushtarët e vrarë si “njerëz të mrekullueshëm”. “Dhe, e dini, ne presim që kjo të ndodhë, për fat të keq. Mund të ndodhë vazhdimisht, mund të ndodhë sërish”, shtoi ai.

Një vlerësim të ngjashëm dha edhe shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, i cili deklaroi se Izraeli ka arritur “suksese të rëndësishme” në Iran gjatë 48 orëve të para, por se “shumë ditë të tjera luftimeje janë përpara”. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›