E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Kuba dëshiron marrëveshje, do të merrem me të pas konfliktit në Iran

UASHINGTON, 16 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Kuba dëshiron të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, por synon t’i japë fund luftës në Iran përpara se të merret me kombin e Karaibeve.

“Mendoj se shumë shpejt, ose do të arrijmë një marrëveshje, ose do të bëjmë çfarëdo që të duhet të bëjmë”, u tha ai gazetarëve të dielën, në bordin e Air Force One duke u kthyer nga Florida.

“Po flasim me Kubën, por do të merremi me Iranin përpara se me Kubën”, shtoi ai. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›