E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Pres një takim konstruktiv me Putinin

UASHINGTON, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se pret një takim konstruktiv me Vladimir Putinin gjatë samitit të tyre, të planifikuar për të premten në Alaska, për të diskutuar një rezolutë për luftën në Ukrainë.

“Do të flas me Vladimir Putinin dhe do t’i them se duhet t’i japësh fund kësaj lufte'”, tha Donald Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se “do të donte të shihte një armëpushim shumë, shumë shpejt”.

“Rusia ka pushtuar një pjesë të madhe të Ukrainës. Ata kanë pushtuar territorin më të rëndësishëm. Ne do të përpiqemi t’ia kthejmë Ukrainës një pjesë të atij territori”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Ai dhe presidenti rus do të zhvillojnë bisedime në Alaska në fund të javës.

Trump pretendoi se mund ta dijë brenda dy minutash nga takimi me Putinin nëse përparimi ishte i mundur.

Ai tha se të premten se synonte t’i kërkonte Putinit t’i jepte fund luftës duke sugjeruar se ai mund ta konsiderojë samitin vetëm si një takim fillestar.

Donald Trump tha gjithashtu se do të telefononte Volodymyr Zelenskyn dhe udhëheqës të tjerë evropianë pas takimit në Alaska.

“Takimi tjetër do të jetë Zelensky-Putin ose Zelensky-Putin dhe unë. Do të jem atje nëse kanë nevojë për mua”, shtoi ai.

Presidenti amerikan shprehu gjithashtu “shqetësim” për refuzimin e homologut të tij ukrainas për t’i lëshuar territor Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund konfliktit./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›