E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës

UASHINGTON, 14 shtator /ATSH – AA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës.

“Ukraina ka rënë dakord të mos godasë objektivat energjetike ruse. Rusia ka rënë dakord për të njëjtën gjë”, tha Trump në platformën e tij sociale Truth Social.

Trump gjithashtu ia atribuoi rritjen e çmimeve globale të dizelit kryesisht luftës Rusi-Ukrainë, dhe jo luftës SHBA-Izrael me Iranin.

“Rritja e çmimit të dizelit në botë kryesisht është shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë, jo Irani”, shtoi ai.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›