SHBA – Trump: Të gjitha vendeve do t’u dërgojmë letra për tarifat

UASHINGTON, 12 qershor /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se planifikon që brenda dy javësh të dërgojë letra marrëveshjeje që përmbajnë normat e tarifave për vendet.
Kur u pyet nëse mendon apo jo të zgjasë periudhën e dhënë për negociatat tregtare, Trump tha se “do ta doja, por nuk mendoj se do të na duhet”.
Ai deklaroi se ata kanë bërë marrëveshje “të shkëlqyer” me Kinën dhe vuri në dukje se janë shumë të kënaqur me marrëveshjen dhe se kanë gjithçka që u nevojitet.
Duke rikujtuar se një marrëveshje tregtare është nënshkruar më parë me Mbretërinë e Bashkuar, Trump u shpreh “aktualisht po shkojmë shumë mirë tani për sa i përket marrëveshjeve”.
Trump deklaroi se në një pikë ata do t’u dërgojnë letra vendeve.
“Ja, kjo është marrëveshja, mund ta pranoni ose jo. Nuk jeni të detyruar ta përdorni, nuk jeni të detyruar të bëni shitblerje në SHBA”, tha ai.
Pasi bëri të ditur se shumë vende duan të bëjnë marrëveshje me to, Trump theksoi se ata kanë biseduar me Japoninë, Korenë e Jugut dhe shumë vende të tjera.
“Aktualisht po bisedojmë me rreth 15 vende”, tha Trump./ /os/