E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump i ofron Indisë ndihmë pas rrëzimit të avionit në Ahmedabad

UASHINGTON, 12 qershor /ATSH-DPA/- Pas rrëzimit të avionit të “Air India” sot në qytetin perëndimor indian Ahmedabad, presidenti Donald Trump i ka ofruar Indisë ndihmën e SHBA-së.

Ai e quajti Indinë një vend të madh dhe një vend të fortë.

“I bëj të ditur Indisë se çdo gjë që mund të ofrojmë do të jetë atje menjëherë”, tha presidenti Trump.

“Ky është një rrëzim i tmerrshëm. Është një nga më të këqijtë në historinë e aviacionit”, tha Trump në Uashington.

“Më shumë se 290 persona kanë vdekur – mes të cilëve edhe studentë mjekësie – pasi avioni i “Air India” që udhëtonte drejt Londrës u rrëzua në një zonë banimi në qytetin Ahmedabad”, raportoi policia.

Transmetuesi NDTV raportoi se studentët ishin vrarë gjatë rrëzimit të avionit në një qendër akomodimi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se mendimet e tij ishin me familjet e viktimave.

“Me zemër të thyer dëgjova lajmin për rrëzimin tragjik të avionit në Ahmedabad të Indisë. Lutjet e mia janë me të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre në këtë incident të tmerrshëm”, shkroi Rubio në X.  //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›