SHBA – Trump rrit tarifat për mallrat e importuara nga Koreja e Jugut

UASHINGTON, 27 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se po i rriste tarifat amerikane për mallrat nga Koreja e Jugut, duke përfshirë makinat dhe produktet farmaceutike, nga 15% në 25%.
Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se ky veprim ishte për shkak se “legjislatura e Koresë së Jugut nuk po i përmbahet Marrëveshjes së saj me Shtetet e Bashkuara”.
“Unë dhe presidenti Lee arritëm një Marrëveshje të Madhe për të dy vendet më 30 korrik 2025, dhe i riafirmuam këto kushte ndërsa isha në Kore më 29 tetor 2025. Pse legjislatura koreane nuk e ka miratuar atë?” pyeti Trump.
“Meqenëse legjislatura koreane nuk e ka miratuar Marrëveshjen tonë historike tregtare, e cila është prerogativë e tyre, unë po i rris tarifat e Koresë së Jugut për automjetet, drurin, farmacitë dhe të gjitha tarifat e tjera reciproke, nga 15% në 25%”, shtoi ai.
Zyra presidenciale e Koresë së Jugut tha në një njoftim për shtyp se deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar ose shpjegim për detajet nga qeveria e SHBA-së. /os/