E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë

UASHINGTON, 17 tetor /ATSH/- Presidenti ukraians, Volodymyr Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë – pas takimit me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe me disa zyrtarë të kabinetit amerikan, sipas CNN.

Presidenti ukrainas qëndroi në Shtëpinë e Bardhë për rreth dy orë dhe u shoqërua jashtë ambienteve të Shtepisë së Bardhe nga shefja e Protokollit, Monica Crowley.

“Presidenti Zelensky po informon virtualisht udhëheqësit evropianë – pas takimit me presidentin amerikan, Donald Trump”, tha sot një zyrtar ukrainas.

Ja një përmbledhje e disa prej çështjeve kryesore që u thanë:

• Opinione mbi luftën: Presidenti nuk ofroi një këndvështrim nga ana e tij – nëse Ukraina do të duhej të lëshonte territor si pjesë e marrëveshjes se paqes me Rusinë, e fundit në një seri qëndrimesh të ndryshueshme mbi këtë çështje.

• Një tregti e mundshme armësh: Zelensky duket se sugjeroi një shkëmbim të dronëve ukrainas me raketat amerikane “Tomahawk” – duke thënë se Ukraina kishte mijëra dronë, por asnjë nga raketat me rreze të gjatë veprimi.

Presidenti amerikan paralajmëroi se armët mund të nënkuptonin një “përshkallëzim” dhe se ai do të preferonte që lufta të mbaronte.

• Për Rusinë: Trump pranoi se presidenti rus, Vladimir Putin mund ta angazhojë atë në një përpjekje për të fituar kohë për të përfunduar qëllimet e tij të luftës në Ukrainë.

Ai tha se do të ishte vetëm SHBA-ja dhe Rusia që do të takoheshin në Budapest, Hungari, dhe se SHBA-ja do të ishte në kontakt me Zelensky.

• Mesazhi i Ukrainës për takimin Trump-Putin: Garancitë dypalëshe të sigurisë për Ukrainën janë gjëja më e rëndësishme për njerëzit në Ukrainë”, tha Zelensky – duke shtuar se për çdo marrëveshje, ai do të duhej të takohej me Putinin dhe se duhej të arrihej një armëpushim.

“Ne duam paqe, Putini nuk e do kete. Kjo është arsyeja pse na duhet të ushtrojmë presion mbi të”, tha udhëheqësi ukrainas.

• Për bashkëpunimin: Zelensky tha se kompanitë amerikane të energjisë ishin të gatshme të ndihmonin Ukrainën pas sulmeve të fundit ruse në infrastrukturën energjetike të vendit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›