E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA- FBI prandalon një sulm me thikë të planifikuar nga një 18-vjeçar në natën e Vitit të Ri

Planet e një 18-vjeçari për të sulmuar me thikë në Karolinën e Veriut në SHBA janë penguar nga FBI.

Sipas deklaratës së autoriteteve amerikane, 18-vjeçari që u arrestua ishte frymëzuar për sulmin e planifikuar nga grupi Shteti Islamik dhe parashikoi përdorimin e thikave dhe çekiçëve natën e Vitit të Ri.

Kristan Stardivant, 18 vjeç, nga Mid Hill, Karolina e Veriut, nuk e ka pranuar ende atë për të cilën akuzohet.

Agjentët e Byrosë Federale të Hetimit, të cilët kontrolluan shtëpinë e 18-vjeçarit, gjetën një shënim të shkruar me dorë të titulluar “Sulmi i Vitit të Ri të vitit 2026”.

Në të, ai dyshohet se përfshiu plane për të goditur me thikë deri në 20 viktima.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›