E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA/ I mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Ekzekutimi i Christa Pike në Tenesi nuk shkoi sipas planit, pasi zemra e saj vazhdoi të rrihte edhe pas dy injeksioneve me pentobarbital.

Avokatët e saj kërkuan ndërprerjen e procedurës dhe kujdes mjekësor urgjent, ndërsa Pike u transportua në një spital.

Pike, 50 vjeç, ishte dënuar me vdekje për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer në vitin 1995. Autoritetet e Tenesit deklaruan se gjatë procedurës u ndoq protokolli shtetëror i ekzekutimit.

Avokatët e Pike argumentuan se problemet me administrimin e ilaçit dhe mungesa e ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore mund të kenë shkaktuar pasoja të rënda shëndetësore.

Ekzekutimi u zhvillua pas disa përpjekjeve ligjore për ta ndaluar, të cilat u rrëzuan nga gjykatat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›