E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-Iran/ Dalin në pah versione të ndryshme të bisedimeve

SHBA-të dhe Irani dhanë arsye të ndryshme për dështimin e bisedimeve të paqes.

Sipas mediave shtetërore iraniane, “kërkesat e paarsyeshme” nga SHBA-të penguan bisedimet për t’i dhënë fund luftës.

“Pavarësisht nismave të ndryshme nga delegacioni iranian, kërkesat e paarsyeshme të palës amerikane penguan përparimin e negociatave. Kështu negociatat përfunduan”, tha transmetuesi shtetëror iranian IRIB në një postim në Telegram.

Ndërkohë, SHBA-të u shprehën se ishin “fleksibël” dhe “akomodues”.

Vance tha se Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i tha atij të “vinte këtu me mirëbesim dhe të bënte përpjekjet e tij më të mira për të arritur një marrëveshje. Ne e bëmë këtë, dhe për fat të keq, nuk ishim në gjendje të bënim asnjë përparim”.

Ai thotë se po largohej pasi bëri “një propozim shumë të thjeshtë, një metodë mirëkuptimi që është oferta jonë përfundimtare dhe më e mirë”.

LEXO EDHE: “Lajm i keq për Iranin”/ Dështimi i bisedimeve, Vance: Ne e bëmë të qartë se cilat janë vijat tona të kuqe

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›