Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur ndjeshëm prezencën e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, duke vendosur aeroplanë luftarakë modernë dhe forca detare.
Autoritetet amerikane e përshkruajnë këtë si grumbullimin më të madh të forcave në këtë rajon që nga fillimi i luftës në Irak në vitin 2003.
Sipas raportimeve nga The Wall Street Journal, Uashingtoni ka dërguar aeroplanë luftarakë të tipit F-35 dhe F-22, si edhe aeroplanë komandimi dhe kontrolli që janë të rëndësishëm për operacione ajrore të mëdha. Një tjetër grup sulmues i anijeve aeroplanmbajtëse është në rrugë për t’u bashkuar me forcat ekzistuese.