SHBA kap mesazhet të koduara të lidhur me celulat e fjetura iraniane

Shërbimet inteligjente amerikane kanë kapur komunikime të koduara që besohet se vijnë nga Irani.
Mesazhet mund të jenë sinjal për të aktivizuar agjentë të fshehtë jashtë vendit sipas një alerti federal, gjë me të cilën është njohur edhe media amerikane ABC News, ku transmetimi u bë menjëherë pas vrasjes së liderit suprem Khamenei më 28 shkurt 2026 në sulmin e përbashkët SHBA-Izrael.
Sipas mediave amerikane, mesazhi është i koduar dhe duket i destinuar për persona që kanë çelësin e dekriptimit, gjë e cila mund të shërbejë për t’u dhënë udhëzime operativëve të fshehtë ose për të aktivizuar qeliza të para-pozicionuara.
Deri tani nuk ka ndonjë kërcënim specifik operacional të identifikuar por autoritetet janë në gatishmëri të lartë bazuar në analiza paraprake të sinjaleve.
Në kontekstin e luftës që nga 28 shkurti sulmet amerikano-izraelite në Iran kanë vrarë mbi 1200 veta përfshirë Khamenein dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.
Irani ka ndërmarrë sulme në baza dhe objekte amerikane në rajon ku deri tani kanë rënë në krye të detyrës 7 ushtarë amerikanë.
Ndërkaq, Irani emëroi Mojtaba Khamenei djalin e liderit suprem pavarësisht se Trump e ka quajtur këtë zgjedhje të papranueshme dhe ka thënë se ai nuk do të zgjasë gjatë pa miratimin amerikan.
/rtsh.al/