E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA pershendetmarreveshjen Kosove-Serbi

Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Prishtine ka mirepritur marreveshjen e arritur se fundi per menaxhimin e integruar te kufijve ndermjet Kosoves dhe Serbise.

Sic ka qene rasti edhe me marreveshjet e tjera te arritura brenda kornizes se dialogut ndermjet Prishtines dhe Beogradit te lehtesuar nga BE-ja Qeveria e Kosoves ka treguar maturi dhe fleksibilitet ne arritjen e kesaj marreveshjeje me Serbine thuhet ne qendrimin zyrtar te ambasades se SHBA. Marreveshja per MIK mbeshtetet ne mirekuptimin e shtatorit 2011 ndermjet Kosoves dhe BE-se e KFOR-it qe ka vendosur kontrollin doganor dhe kufitar ne pikat veriore kufitare te Kosoves dhe ka garantuar qe Kosova do te ushtroje kontroll mbi te gjitha kalimet e saj kufitare.

Ambasada amerikane thekson gjithashtu se tani eshte koha qe edhe bllokadat e tjera ilegale te rrugeve ne pjesen veriore te Kosoves te hiqen ato bllokada po pengojne KFOR-in dhe EULEX-in per te ushtruar pergjegjesite e tyre anekend Kosoves ne pajtim me mandatet e tyre perkatese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›