SHKUP – Koalicioni qeverisës kryeson në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

SHKUP, 20 tetor /ATSH-MIA/ – Koalicioni qeverisës i udhëhequr nga VMRO-DPMNE është në avantazh ë 54 nga 81 komunat e Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet djeshme lokale, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me rreth 70% të votave të numëruara.
Blloku i udhëhequr nga VMRO-DPMNE prin në shumicën e komunave, ndërsa aleanca opozitare e LSDM-së kryeson në 9 komuna. Aleanca shqiptare VLEN, pjesë e koalicionit qeverisës, prin në 8 komuna.
Ndërkohë, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në 5 komuna, ndërsa Partia Demokratike Turke (TDP) ka fituar në një komunë. Në Zhupë, rezultati është anuluar për shkak se pjesëmarrja në votime ishte nën një të tretën e komisionit te zgjedhjeve.
Në Shkup, ku është numëruar më shumë se gjysma e votave, VMRO-DPMNE kryeson me 41.23%.
Në komunën e Çairit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, ka shpallur fitore ndaj ish-ministrit të Jashtëm Bujar Osmani.
Pjesëmarrja në rang vendi ishte 46.65%.
Në komunat ku asnjë kandidat nuk siguroi mbi 50% të votave, balotazhi do të mbahet më 2 nëntor.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut mbahen çdo katër vjet dhe ky është cikli i tetë që prej vitit 1996. Në total morën pjesë 10 490 kandidatë, nga të cilët 309 për kryetarë komunash, ndërsa procesi u ndoq nga 1 451 vëzhgues, 644 të huaj dhe 807 vendas. /Ad.Ab./