SICILI – Meloni viziton Nishemin: Të përveshim mëngët, dëmet arrijnë në dy miliardë euro

SIÇILI, 28 janar /ATSH-ANSA/ – Kryeministrja Giorgia Meloni kreu një fluturim me helikopter mbi zonat e prekura nga rrëshqitjet e terrenit në Nishemi të Siçilisë.
Kryeministrja Giorgia Meloni mbërriti më pas në bashkinë e Niscemi (Caltanissetta), qytetit të shkatërruar nga rrëshqitja e dheut.
Në bashki, Meloni shoqërohet nga kryetari i bashkisë Massimiliano Conti dhe presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, Gaetano Galvagno.
Gjithashtu të pranishëm në bashki janë prefekti i Caltanissetta-s, Donatella Licia Messina dhe deputeti i AVS, Angelo Bonelli.
“Këtë mëngjes më treguan një dokument që tregon se dëmi i raportuar nga autoritetet publike nga Cikloni Harry, i cili ende nuk është verifikuar, arrin në afërsisht dy miliardë. Pra, është një situatë që po evoluon çdo ditë me ashpërsi gjithnjë e më të madhe”, thheksoi presidenti Rajonal i Siçilisë, Renato Schifani.
“Situata është e pashembullt. Kam parë nga afër një qytet që rrezikon të shembet përballë një boshllëku të madh. Duhet të përveshim mëngët, gjë që po bëjmë. Do të zhvillojmë një plan urbanistik për rindërtimin e pjesshëm të asaj strukture, larg rrëshqitjes së dheut”, theksoi Meloni. /os/