SIRI – 19 të vdekur dhe 27 të plagosur nga një përplasje autobusësh

DAMASK, 25 korrik /ATSH AA/ – Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur, pasi dy autobusë pasagjerësh u përplasën në një autostradë në Sirinë qendrore.
Siç raporton televizioni Alikhbaria, përplasja ndodhi në autostradën Damask-Deir ez-Zor midis qyteteve Palmyra dhe Al-Sukhnah dhe bilanci i viktimave dhe të plagosurve është paraprak. /os/