E Hënë, 2 Nëntor 2026

SKANDAL/ “Kosova është Serbi”, tifozët provokojnë gjatë ndeshjes, arbitri ndërpret sfidën për pak minuta

Një tjetër skandal ka ndodhur mbrëmjene sotme në National League, gjatë ndeshjes Qipro-Kosovë që u luajt në “AEK Arena”.

Tifozët vendas shpalosën gjatë sfidës nja banderolë raciste ku shkruhej “Kosova është Serbi”, ndërsa krah saj në një tjetër banderolë shkruhej se “Qipro është Greqi”.

Incident i cili solli ndërprerjen e ndeshjes par pak minuta. Sfida rinisi pas komunikimit që arbitri kryesor pati me zyrtarët e sfidës.

Ndeshja mbaroi me rezultatin 4-0 për Kosovën, Muriqi dy herë, Rrahmani dhe Dellova ishin autorët e golave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›