E Hënë, 2 Nëntor 2026

SLLOVENI – Rënia e ndjeshme e bilancit tregtar krijon një deficit mbi 1,1 miliardë euro

BRUKSEL, 3 prill /ATSH-DPA/ – Bilanci tregtar i Sllovenisë u kthye në deficit gjatë muajit shkurt, duke reflektuar një rënie të fortë të eksporteve krahasuar me importet, sipas të dhënave të publikuara nga zyra statistikore e vendit.

Deficiti arriti në 587,2 milionë euro, në kontrast të fortë me një suficit prej 2,1 miliardë eurosh në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe në janar, vendi kishte regjistruar një deficit prej 1,1 miliardë eurosh.

Rënia e eksporteve ishte veçanërisht e theksuar, duke u tkurrur me 38.9% në bazë vjetore.

Ndërkohë, importet pësuan një rënie më të moderuar prej 9,7%.

Eksportet drejt vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbetën pothuajse të pandryshuara, ndërsa ato drejt vendeve jashtë BE-së pësuan një rënie të fortë prej 56,7%.

Të dhënat tregojnë një dobësim të ndjeshëm të performancës tregtare të Sllovenisë, të ndikuar kryesisht nga tkurrja e kërkesës në tregjet ndërkombëtare jashtë BE-së./ /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›