E Martë, 3 Nëntor 2026

SOFT NEWS – Festival irakian kushtuar bukurisë së maceve

BAGDAD, 2 korrik /ATSH-AA/ – Për herë të dytë, në Suleymaniyah të Irakut u organizua Festivali i Bukurisë së Maceve (Miss Cat), në të cilin morën pjesë rreth 200 mace.

Festivali organizohet çdo vit nga Spitali Mbretëror Veterinar, ku zgjidhen macet më të bukura.

Festivali do të mbahet në disa faza.

Në fazën e parë do të përzgjidhen macet që kanë marrë më shumë pëlqime dhe komente në rrjetet sociale.

Në raundin e dytë, 10 macet fituese do të vlerësohen nga një panel gjyqtarësh për të përcaktuar fituesit.

Në festivalin e këtij viti, një mace me emrin Gula Rana fitoi vendin e parë për shkak të bukurisë dhe atraktivitetit të saj.

Çmimet e festivalit u përcaktuan në para të thata.

Vendi i parë mori 300 mijë dinarë (193 euro), vendi i dytë mori 200 mijë dinarë (129 euro) dinarë dhe vendi i tretë mori 100 mijë dinarë irakian (64 euro).

Vlen të përmendet se festivali “Miss Cat” në Suleymaniyah është bërë ngjarje vjetore dhe e ndjekur, ku njerëzit kanë mundësinë të tregojnë kafshët e tyre të dashura dhe përmes këtij festivali i përçohet shoqërisë mesazhi i kujdesit për kafshët dhe mbrojtjes së tyre./  /os/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›