E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK lëshoi urdhër arrest, Ilir Shtufi arrestohet në Greqi

Ilir Shtufi është arrestuar në Greqi këtë të premte, pasi SPAK lëshoi një urdhër arrest ndaj tij.

Shtufi pastronte paratë e drejtuesve të grupit kriminal Koçeku. Ky u fundit njihet si person i ngushtë i familjes Berisha, konkretisht i Shkëlzen Berishës, i cili disa kohë më parë deklaroi se jeton me qira në një vilë të Ilir Shtufit.

Shtufi është biznesmen i njohur ndërtimesh në Tiranë dhe më gjërë.

20 masa sigurie u firmosën nga GJKKO dhe kërkesë të SPAK , në kuadër të bashkimit të disa procedimeve penale në një dosje të vetme.

Nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, por edhe nga gjurmimi i parave nga trafiku i drogës, SPAK ka dyshime se të ardhurat nga ky aktivitet kriminal janë investuar në treg përmes disa biznesmenëve në fushën e ndërtimit dhe jo vetëm./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›