SPAK mbyll hetimet/ Çon për gjykim Suel Çelën, i dyshuar si porositës për vrasjen e Lulëzim Mashës dhe të Elton Kilës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka paraqitur kërkesën për gjykim për Suel Çelën.
SPAK e akuzon Çelën si porositës të vrasjes së biznesmenit Lulëzim Masha më 18 janar të vitit 2022 dhe të Elton Kilës.
Kujtojmë se së fundmi grupi i Suel Çelës u godit sërish nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme thotë se ka zbuluar tentativën e vrasjes së Ardian Çapjes me snajper si dhe disa ngjarje të tjera kriminale, mes tyre edhe tentativat për të trafikuar kokainë nga Amerika Latine./abcnews.al