E Martë, 3 Nëntor 2026

SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, për çfarë akuzohet kreu i KPP

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.

Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim.

Nga paraqitja e tij e fundit në SPAK, Myzyri u mor në pyetje për rreth dy orë nga prokurorët e posaçëm. Sakaq, në dalje nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kreu i KPP nuk dha asnjë koment për gazetarët.

Ende nuk dihet për cilin rast dyshohet që Myzyri të ketë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›