E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK përgënjeshtron lajmet: Nuk është sekuestruar telefoni i Drejtorit të Policisë, Ilir Proda

Prokuroria e Posaçme ka përgënjeshtruar zyrtarisht lajmet që qarkulluan lidhur me sekuestrimin e telefonit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Pretendimet u publikuan në dhjetor të vitit të kaluar, në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në kuadër të programit të transparencës, SPAK u pyet nëse telefoni i Ilir Prodës ishte sekuestruar. Në përgjigjen zyrtare, Prokuroria e Posaçme sqaroi se Byroja Kombëtare e Hetimit nuk ka kryer një veprim të tillë.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk e ka sekuestruar telefonin e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, thuhet në reagimin e SPAK.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›