SPAK zbarkon në Devoll, kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP dhe ish-drejtorit të policisë bashkiake

SPAK po kryen kontrolle në Devoll, konkretisht në banesën e Devi Agos, ish-punonjës i AMP së juglindjes. Pjesë e këtij operacioni është edhe BKH.
Kujtojmë se Ago dha dorëheqjen pak kohë më parë ndërsa dyshohet se operacioni po zhvillohet për arsye të elementëve penalë për shpërdorim detyre.
Ndërsa një tjetër i dyshuar është dhe Klevis Hoxha, ish drejtor i policisë bashkiake si lidhje shoqërore e Agos.