SPANJË – Të paktën 12 të vdekur nga zjarri pyjor në Almeira

GALARDOS, 10 korrik /ATSH-ANSA/ – Të paktën 12 persona kanè humbur jetën nga
një zjarr pyjor në provincën e Almeiras, në Spanjë.
Zjarri shkatërrues shpërtheu dje në komunën e Los Gallardos.
Burime të qeverisë i deklaruan medieve lokale se numri i viktimave është ende paraprak
dhe mund të ndryshojë.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë dhe Emergjencave të Andaluzisë, Antonio Sanz, situata përbën një “tragjedi të paprecedentë”.
Aktualisht, rreth 150 persona dhe katër automjete zjarrfikëse janë të angazhuar në
operacionët për shuarjen e zjarrit./ /os/