E Hënë, 2 Nëntor 2026

STAMBOLL – Tërmet i fuqishëm në veriperëndim të Turqisë, nuk njoftohet për viktima

STAMBOLL, 28 shtator /ATSH/ – Një tërmet i fuqishëm goditi sot veriperëndimin e Turqisë, duke bërë që banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, bëjnë të ditur shërbimet e shpëtimit, sipas AP.

Nuk raportohet për viktima.

Tërmeti me magnitudë 5.4  ballë të shkallës Rihter e kishte epiqendrën në qytetin Simav të provincës Kutahya, dhe ndodhi në një thellësi prej 8 kilometrash, njoftoi agjencia e shërbimeve të shpëtimit AFAD. Një lëkundje me magnitudë 4.0 ballë të shkallës Rihter u ndje më pas.

Tërmeti u ndje gjithashtu në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, rreth 100 kilometra në veri, sipas raporteve mediatike.

Pamjet televizive treguan njerëz në Kutahya që mblidheshin në sheshe dhe parqe pas tërmetit.

Në gusht, një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Sindirgin, në provincën fqinje Balikesir. Një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Që atëherë, rajoni përreth Balikesir është goditur nga tërmete më të vogla.

Turqia ndodhet mbi linja të mëdha sizmike dhe tërmetet janë të shpeshta.

Në vitin 2023, një tërmet me magnitudë 7.8 shkaktoi më shumë se 5 ,000 viktima në Turqi dhe shkatërroi qindra ndërtesa në 11 provinca jugore dhe juglindore.  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›