“Sa burrë që je Flamur …”, bidona dhe sende të forta në drejtim të Spiropalit, tension në sallën e Kuvendit! Deputetët e opozitës nxjerrin karriget jashtë sallës

Ka nisur me tension dhe përplasje seanca e sotme plenare e Kuvendit Shqipërisë. Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa janë përplasur me gardën.
Bidona dhe sende të forta janë hedhur në drejtim të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ndërsa po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Ervin Salianji, i cili është dënuar me 1 vit burg.
Deputetët e opozitë pas përplasjes me gardën kanë braktisur seancën ndërsa kanë marrë karriget me veten.