E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Ja çfarë thotë Sekretari amerikan i Shtetit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se lufta në Iran pritet të zgjasë “javë, jo muaj”, duke theksuar se ekziston një gatishmëri nga Teherani për të diskutuar për “çështje të caktuara”.

LEXO EDHE: Sot përgjigjja e Iranit ndaj propozimit për paqe të SHBA

Duke folur pas takimit me ministrat e jashtëm të G7 në Francë, Rubio u shpreh se Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë objektivat e tyre pa pasur nevojë për dislokim trupash tokësore, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë, sipas një raporti të The Wall Street Journal, presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e dërgimit të rreth 10 mijë trupave shtesë në Lindjen e Mesme.

Këto forca pritet të vendosen në pozicione strategjike pranë Iranit dhe pranë Ishullit Kharg, një pikë kyçe për eksportin e naftës në Gjirin Persik.

Situata është përshkallëzuar më tej pasi Trupat e Gardës Revolucionare Islamike njoftuan mbylljen e Ngushtica e Hormuzit, duke paralajmëruar se çdo anije që tenton të kalojë do të përballet me “masa të ashpra”.

LEXO EDHE: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet/ Rrezikohen ushqimet, ilaçet dhe teknologjia

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›