E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sabino, “Plaku i vitit të Ri” në Shkodër Kampionati “merr pushimet” dimërore, për t’iu rikthyer stadiumeve me ndeshjet e javës së 18-të, më 31 janar, ku Vllaznia do të luajë kundër Shkumbinit në Peqin, ndërsa Dinamon do të presë në shtë

Ajo që konsiderohej nga 8 mijë shikuesit e pranishëm në “Loro Boriçi” si festa e “kampionëve të dimrit”, Vllaznisë, përfundoi me fitoren e çmuar të miqve nga kryeqyteti, Dinamos (0-1), teksa heroi i takimit ishte portieri Elvis Kotorri.

Goli e “vdekjes” për kampionët në fuqi e realizoi në minutën e 88-të nga pika e bardhë Sabino Plaku, i cili u frenua në mënyrë të parregullt nga Suad Lici. Sulmuesi dinamovit i huazuar nga finlandezët e HamKam gjuajti mjeshtërisht në portën e mbrojtur nga portieri zëvendësues i Armir Grimës (së dëmtuar), Gaspër Ndoja. Me këtë gol, 23-vjeçari Sabino Plaku barazoi Sinanin në kuotën e 8 golave.

Në supersfidën e javës së 17-të të Kategorisë Superiore, i humbur i madh ishte Vioresin Sinani, i cili nuk mundi të realizonte nga pika e bardhë edhe pse e gjuajti atë dy herë rresht (57’ e 59’), falë reflekseve të jashtëzakonshme të portierit i Dinamos, Elvis Kotori.

Golashënuesi më i mirë i Vllaznisë humbi edhe kryesimin e renditjes specifike “snajperëve” të Superligës, ku tashmë kryeson bindshëm me 10 gola, Migen Memelli i Tiranës.

Edhe pse gjyqtari Lorenc Jemini e shtoi ndeshjen shtatë minuta formacioni i Agim Canajt (me meritë kampion i dimrit) nuk arriti të shënojë golin e nderit, duke pësuar humbjen e parë në shtëpi dhe pas një serie prej katër fitoresh ne kampionat.

Pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit, Vllaznia kryeson sërish, por tashmë diferenca me Tiranën e vendit të dytë u reduktua në +4 pikë, ndërsa ndaj kundërshtarëve me të cilët pësoi humbjen e  paparashikuar, Dinamon e vendit të tretë ka një diferencë prej +5 pikësh.

Kjo ishte dhe humbja e tretë sezonale e shkodranëve dhe e 48 ndaj Dinamos në 122 ndeshje historike, që nga kampionati i vitit 1950.

Kampionati “merr pushimet” dimërore, për t’iu rikthyer stadiumeve me ndeshjet e javës së 18-të, më 31 janar, ku Vllaznia do të luajë kundër Shkumbinit në Peqin, ndërsa Dinamon do të presë në shtëpi Tiranën, në një derbi përcaktues për vendin e dytë.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 17

Partizani-Flamurtari 2-0
Shënues: Babamusta 2’, Hallaci

Tirana-Bylis 6-2
Shënues: Nevez 2’ (autg), Memelli 5’, 34’, 58’ Muzaka 15’. D.Xhafaj 32’/ Bakiu 11’,  49’ (11-m)

Elbasani-Besa 0-1
Shënues: /Mërtiri 70’

Apolonia-Teuta 1-0
Shënues: Dhrami 62’ (11-m)

Vllaznia-Dinamo 0-1
Shënues: /Plaku 88’ (11-m)

Të premten, 26.12.2008

Lushnja-Bylis 1-1
Shënues: Arbëri 75’/ Nora 84’

E Shtune, 27 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›