E Martë, 3 Nëntor 2026

“Sabotimi” i punëve, Elsa dhe Çiljeta kujdesen për stallat, instruktojnë Himenën

Çiljeta dhe Elsa nisën punët e fermës, pas mungesës së kordinimit mes fermerëve që çoi në moskryerjen e detyrave këtë të hënë.

Kryefermerja po ashtu angazhoi edhe personazhin më të ri të fermës, Himenën, të cilën e udhëzoi lidhur me detyrat e saj.

“Nga ditët në vijim që ta dish, kush merr këtë vendin, merr karrocën përjashtë”, theksoi ajo.

Elsa theksoi se ndonëse ishte zgjuar herët nuk ra gongu për nisjen e punëve, teksa theksoi se fermerët që kujdesen për punët e mëngjesit duhej të ishin kordinuar me të tjerët, në mënyrë që punët të mos “sabotoheshin”.

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›