E Diel, 1 Nëntor 2026

Safonov pret penalltinë e 5-të radhazi, Luis Enrique e konsideron më të mirë se Donnarumma

Portieri rus, i preferuar para Chevalier, ka marrë vlerësimet e trajnerit spanjoll: Kam pasur shumë që presin penallti, por ai është para të gjithëve.

Donte Chevalier, ka zbuluar Safonov, të cilin e konsideron më të mirë edhe se Donnarumma. Të paktën për penalltitë e pritura. Trajneri i PSG, Luis Enrique, ka vendosur të aktivizojë titullar rusin në vend të francezit të ardhur në verë për 55 milionë euro. Chevalier ishte spektator edhe në ndeshjen e fundit ndaj Strasburgut (1-2), ku kolegu i tij priti një tjetër penallti.

Safonov, që mbërriti në Paris një vit e gjysmë më parë, kishte pritur 4 penallti ndaj Flamengos në dhjetor, duke i dhuruar PSG-së kupën e parë Interkontinentale. Një shpërthim i konfirmuar së fundi në kampionat.

Safonov mban vendin e parë në Europë me 5 penallti të pritura radhazi, duke i dhënë të drejtë trajnerit, që ka ulur Chevalier në stol. “Në karrierë, – ka thënë trajneri Luis Henrique, – kam pasur shumë portierë të mirë në pritjet e penalltive, por Safonov është më i miri. Ai kupton nga cili krah duhet të hidhet, ku do të gjuajë lojtari kundërshtar. Është një cilësi shumë e rëndësishme”.

Kalon kështu në plan të dytë Donnarumma, i cili sezonin e kaluar kontribuoi për triumfin në Champions. Në verë Luis Enrique deshi të ndryshonte dhe zgjodhi Chevalier si më adaptin për lojën e tij dhe jo Safonov. Gabimet dhe pasiguria e francezit gjatë 6 muajve të parë bënë që trajneri t’i besonte rusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›