E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sala: Bashkëpunimi me “Bambino Gesù” sjell ekselencë pediatrike në Shqipëri

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala vizitoi sot Spitalin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Tiranë i cili do të bashkëpunojë me Spitalin Pediatrik Bambino Gesù (OPBG) në Romë, përmes zhvillimit dhe zbatimit të projektit “Qendra për Zhvillimin e Fëmijës”.

Sala vlerësoi se qeveria shqiptare mirëpret bashkëpunime të tilla edhe me spitale publike, për të sjellë në Shqipëri ekselencat mjekësore në fushën e trajnimit, kujdesit shëndetësor dhe kërkimit shkencor në fushën e pediatrisë. “Këto bashkëpunime do të reduktojnë nevojën që këta fëmijë të zhvendosen drejt strukturave jashtë vendit”, u shpreh Sala. Ministrja Sala tha se “ndërtimi i qendrave të ekselencës mjekësore në vendin tonë janë tregues i vëmendjes për një përmirësim të qëndrueshëm të cilësisë së kujdesit për fëmijët dhe familjet në Shqipëri dhe rajon”. /k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›