E Diel, 1 Nëntor 2026

Sala: Nga 2027-a, rimbursim për personat me diabet të tipit 1

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala tha sot se brenda vitit 2027, planifikohet të rimbursohet trajtimi për personat e prekur nga diabeti tipi 1.

Duke u përgjigjur interesit të gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë, Sala tha se “grupi i punës po punon shumë ngushtë për të mundësuar që për vitin 2027 të rimbursojmë trajtimin për personat e prekur nga diabeti i tipi 1”.

Sipas saj, rimbursimi këtyre pacientëve është prioritet për MSHMS.

Gjithashtu, ministrja Sala iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur edhe me analizat e pacientëve të shtruar në QSUNT.

Sala tha se po mblidhen të gjitha të dhënat dhe do të bëhet më pas vlerësimi për adresimin e problemit dhe zgjidhjen e tij.

“Aktualisht kemi të gjithë të dhënat, pasi fuqia e tyre është shumë e madhe. Mbi bazën e të dhënave bëjmë planifikimin e mirë të shërbimit, pasi pa e diagnostikuar problemin nuk e shëron dot. Nuk duhet të mungojnë analizat jo vetëm në datën 20, por edhe deri në fund të muajit dhe këtë po e adresojmë dhe do ta zgjidhim brenda këtij viti”, tha ministrja Sala.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›